Meta takim me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Jashtme të Hungarisë

Tuesday, 09 October 2018 14:12

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim të veçantë Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë, zotin Péter Sztáray.

Ai përshëndeti vizitën e zotit Sztáray në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë vlerësoi pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e 90-vjetorit të krijimit të Mbretërisë shqiptare.

Duke iu referuar marrëdhënieve të shkëlqyera historike e tradicionalisht miqësore midis dy vendeve e dy kombeve, Kreu i Shtetit shqiptar, nënvizoi edhe njëherë se këto marrëdhënie u lidhën edhe më fort e morën një shkëlqim të veçantë kur Géralaldine Apponyi, pranoi të bëhej Mbretëreshë e shqiptarëve.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu në bashkëpunimin dypalësh, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë interesin e përbashkët për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

Investimet hungareze janë shumë të mirëpritura në Shqipëri dhe gjatë vizitës sime të fundit në Hungari, konstatova me shumë kënaqësi dëshirën dhe vullnetin e autoriteteve hungareze për të rritur nivelin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare me Shqipërinë – nënvizoi Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit vlerësoi edhe bashkëpunimin shumë të mirë midis Bashkisë së Tiranë dhe asaj të Budapestit, duke e konsideruar atë një shembull që duhet ndjekur, si në nivel vendor ashtu edhe në atë qendror me Hungarinë.

Me interes u bashkëbisedua edhe për zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmes euroatlantike të vendeve të këtij rajoni.

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 14:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...