Ambasadori i ri i Republikës së Koresë i paraqiti letrat kredenciale, Presidentit Meta

Tuesday, 09 October 2018 18:00

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi letrat kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës së Koresë në vendin tonë, zoti Lim Soo-Suk, me rezidencë në Athinë.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Koreja e Jugut i ka dhënë Shqipërisë përmes Fondit Korean për Zhvillim Ekonomik (EDCF) dhe programeve të mbështetjes për bashkëpunim KOICA.

Duke nënvizuar praninë e kompanive të mirënjohura koreane në tregun shqiptar, si Samsung, Hyundai dhe Kia, Presidenti Meta, shprehu besimin se edhe me emra të tjerë koreanë do t’i bashkëngjiten atyre në të ardhmen, veçanërisht në fushat e energjisë, elektronikës, industrisë kimike, turizmit, etj.

“Përmes rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar, dy vendet do t’i japin më shumë substancë marrëdhënieve shumë të mira e miqësore që ekzistojnë”, – nënvizoi Presidenti Meta.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan mesazhet pozitive të kohëve të fundit lidhur me denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 18:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...