Parlamenti Evropian, shuplakë Ramës: Nuk ka negociata për Shqipërinë pa progres

Tuesday, 09 October 2018 18:09

Një tjetër shuplakë Edi Ramës nga institucionet e Bashkimit Evropian. Edhe pse Kryeministri pretendon se negociatat do të hapin në qershor të vitit të ardhshëm BE po ia demonstron qartë se nuk do të ketë hapje automatike të bisedimeve BE-Shqipëri.

Parlamenti Evropian pak minuta më parë ka miratuar raportin për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë, raport ky i miratuar me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim.

Gjatë diskutimit për Shqipërinë eurodeputetët kanë ngritur shqetësime madhore për çështje shumë thelbësore.

Sipas tyre duhet bërë më shumë për luftën korrupsionit dhe efikasitetin në sistemin e drejtësisë.

Parlamenti Evropian është shprehur i prerë në qëndrimin e tij, se negociatat për anëtarësimin do të hapen kur Shqipëria të përmbushë kushtet e nevojshme.

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 18:11
Login to post comments