Kush e njeh Agron Xhafën e di që nëse është apo jo zëri i tij në audiopërgjimin e dalë nga një investigim gazetaresk. Dhe ne kemi një njohje mbi atë se kush e njeh që natyrisht është i vëllai, Fatmir Xhafa.
Fill pas shpërthimit të skandalit, në të gjithë deklaratat e dhëna nga Fatmir Xhafa nuk rezulton që ai të ketë thënë në mënyrë eksplicite se zëri në regjistrim nuk është i të vëllait. Pra, Fatmiri e njeh shumë mirë zërin e të vëllait dhe mund ta kishte thënë këtë, por s’e tha. Pse? Sepse e vërteta është se zëri në atë regjistrim është i Agron Xhafës.
Këtë e pohon edhe ekspertiza e huaj, e cila nuk është shprehur se është zëri i Agronit, por as që të mos jetë zëri i tij. Në këto kushte, ekspertizën na e konfirmoi Fatmir Xhafa.
Çka sot Rama e tund publikisht si bumerang opozitar, në fakt është bumerang i tij dhe ka një video me zë e me figurë para gazetarëve ku në asnjë fjali, Fatmir Xhafa nuk ve ne dyshim autencitetin e zërit të të vëllait. I vetmi falsitet i kësaj ngjarjeje është montazhi që po kryet nga Arta Marku duke shpikur aktorë dhe biseda të rreme.