Partia Demokratike ka publikuar dokumente të tjerë sa i takon video përgjimit të ri të transmetuar pak ditë më parë.
Deputeti Salianji thotë se gjithë shteti është vënë në shërbim të fabrikimit të provave. Deputeti i PD-së shprehet se përgjimet e prokurorisë faktojnë se Balla ka komunikuar me drejtorin e policisë së Fierit dhe me persona të tjerë.
“Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë!
Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë.
Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtarë”, shkruan Salianji në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë
XhafajGate!
Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti.
Si u fabrikua “aktori”?!
Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë!
Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë.
Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtarë.