Pas deklaratave të ‘çmendura’ të Kryeministrit Edi Rama, se do të padisë këdo që do të flasë kundër qeverisë dhe ministrave, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Përmes një postimi në ‘facebook’, Vasilit shkruan se Rama duhet të padisë edhe SHBA-të dhe BE-në pasi po raportojnë çdo ditë për drogën dhe krimin që ka pushtuar Shqipërinë.
Më tej në ironinë e tij Vasili thekson se Rama duhet të padisë gjithë globin.
Postimi i plotë:
BE dhe ShBA "shpifin" per drogen dhe krimin,kryeministri ç'pret t'i padise.
Bo bo ç'gajasje kryeministri i Grizeldes po ankohet per shpifje.
Ky kryeminister njihet deri ne Bruksel si shpifes ordiner dhe sot po flet per shpifje.
Leri denglat e shpifjeve se u bere si grate e liga.
Shko padit edhe Departamentin e Shtetit, BE,Francen,Gjermanine se "shpifin" per ty dhe thone, qe ti mbushe Shqiperine me krim te organizuar,krim dhe korrupsion.
Ore kryeminister karnavale mos pyet fare,padite gjithe globin.
Kur te le mendja si puna jote cdo gje lejohet.