Ligji antishpifje/ Manjani për Ramën: Turp e faqja e zezë, kërkon të mbyllë gojën e njerëzve

Premte, 12 October 2018 18:18

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shprehur mendimin e tij në lidhje me propozimin e Ramës për mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar dhe Qeverisë, sa i përket paketës anti-shpifje, ku sipas Ramës tani askush nuk do të kishte mundësi të shpifte për ministrat apo deputetët e PS-së.

“Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë”, shkruajti Rama.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manjani shkruan se ky është kulmi i dhunimit të lirisë së shprehjes!

“Tani kërkon ti mbyllë dhe gojën njerëzve!”, kërkon t’u mbyllë gojën njerëzve shkruan Manjani.

Postimi i plotë:

OCD (Obsesive Compulsory Disorder) e fjalës së lirë, mund të quhet urdhëri më i fundit i Kryeministrit.

Urdhëri i tij për të mbyllur gojën kritikës në vend është kulmi i dhunimit të lirisë së shprehjes!

Kjo është paketa e tij medemek Anti-Shpifje! Kush kritikon kërcënohet me akuzë pë Kallëzim të rremë, pavarësisht se nuk ka bërë kallëzim ( shpikje e re kjo rilindase), ose me gjyqe civile për medemek zhdëmtim moral.

O pika moralit të kanabistëve dhe drogaxhinjve!

Janë zhytur kokë e këmbë në skandale e krime. Po ju dalin thuajse çdo ditë pisllëqet që bëjnë sheshit.

Europa na ka mbyllur dyert, ekskluzivisht prej Tij, qeverisjes më të keqe të mundshme.

Gënjen nga mëngjesi e deri në mëngjesin tjetër me paturpësi e pushtllëk.

Paguan një administradë të tërë vetëm për të shpifur, sharë e fyer cilindo që i kritikon! Paburrni tipike frikacakësh që fshihen me pseudonime.

Mashtron sa e ku mundet, pasi ka vënë të gjithë shtetin nën hyqmin e tij.

Shkel kushtetutën dhe ligjet e shtetit çdo ditë, dhe kërkon hesap të tjerëve pse flasin!

Drejton një (pu)shtet që vetëm dhunon liritë dhe të drejtat e njerëzve.

Ka mbyllur rruninetën e ushqimit të përditshëm me ekonomi krejt monopol dhe punësim politik.

Tani kërkon ti mbyllë dhe gojën njerëzve!

Turp e faqja e zezë! Jemi vend anëtarë i Këshillit të Europës e i NATOS.

As Erdogani nuk ja ka arritur dot megjithë përpjekjet titanike të tij prej vitesh!

As mafia nuk merret më me gojën e njerëzve!

Ky është ekzemplar, OCD ndaj çdo mendje dhe fjale.

Por ka dështuar që në nisje të kësaj beteje. Ka dështuar sepse shpifësi numer një është Ai vetë!

Vetëm një llogjikë shpifësi fajson opozitën për denoncime të rënda që vijnë nga qytetarë dhe zyrtarë shteti.

Vetëm një mendje sundimtari harxhon qindra minuta sms e telefonata me gazetare e pronar mediash për të fshirë lajme e sajuar të tjera!

Vetëm një llogjikë keqbërësi kërkon mbylljen e gojës. Keqbërësi ka frikë nga fjala, kjo e fundit e bën OCD.

Degjenerimi është faza e parafundit e sunduesve…

Degjenerimi shoqërohet me dështim!

Modifikuar më Premte, 12 October 2018 18:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...