Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një analizim të situatës kriminale në vend dhe nga statistikat kuptohet farë lehtë se gjendja në vendin tonë është vërtetë e frikshme.
Përmes një postimi në ‘facebook’, Berisha bën me dije se ndërkohë që në vendin tonë brenda 8 orëve ka 5 persona të vrarë, kjo shifër në vendet e gjithë Europës është 2 herë më e vogël përreth 24 orë.
Për këto statistika në vendin tonë Ish-kryeministri i referohet masakrës në Mat, ngjarje e cila sipas tij vërtetoi edhe njëherë tjetër se në këtë vend të udhëhequr nga ‘narkoshteti’ nuk ka siguri.
Postimi i plotë:
5 te vrare ne 8 ore, pra dy here me shume se ne te gjithe Europen ne 24 ore!
Ne narkoshtetin e Norieges rendi ne duart e bandave te krimit dhe droges!
Te dashur miq, mbasditen e djeshme Shqiperia, shteti i droges dhe krimit, pati 5 te vrare, 3 ne masakren e kryetarit kriminel te Partise Socialiste ne Mat dhe 2 ne Tirane. Kjo situate tejet e rende deshmon se rendin dhe sigurine ne kete vend, ne te cilin prej kohesh eshte instaluar narkoshteti i pare ne Europe, e kane ne duar krimi dhe droga te lidhur me familjet mafioze qeveritare Rama, Xhafa, Yaris, Tahiri.
Kjo gjendje pasigure te plote eshte nje thirrje per qytetaret e ketij vendi per te permbysur sa me pare kete klike te urryer nga mbare populli shqiptar! sb