Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë vizitës që po zhvillon në Tropojë ka përkujtuar edhe liderin e lëvizjes së Dhjetorit kundër regjimit komunist Azem Hajdari.
Përmes një postimi në ‘facebook’, Meta ka shkruar për këtë vizitë ku ka përcjellë për ndjekësit e tij edhe disa foto duke nderuar pranë bustit të Hajdarit
Postimi i plotë:
Në vendlindjen e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, për t’u përulur me respekt e mirënjohje të veçantë ndaj veprës së përjetshme të udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë në Shqipëri.