‘Rikthim në kohën e etërve xhelat të fjalës së lirë’. Kështu e ka konsideruar ish kryeministri Berisha, paketën antishpifje të njoftuar një ditë më parë nga kreu i qeverisë.
Përmes një postim në ‘facebook’, Berisha ka publikuar edhe foton ku shkruan se vetë ai në qeveri ndaloi me urdhër padinë për shpifje ndaj çdo gazetari nga ministrat dhe deputetët e tij, ndërsa sot, pasardhësi i tij, Edi Rama, urdhëron ministrat e deputetët që të padisin për shpifje çdo gazetë, gazetar, portal dhe individ.
Një ditë më parë kryeministri Rama, në një postim në facebook, njoftoi paktën antishpifje ndërsa tha se cdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. “Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.” -shkruante Rama në Facebook.