Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në profilin e tij në ‘facebook’ një shkrim të gazetës së njohur britanike ‘Express’, në të cilin thuhet se negociata për Shqipërinë janë bllokuar.
Në këtë raportim thuhet se vendet Europiane nuk duan që Shqipëria t’i bashkohet BE-së vetëm për shkak të familjeve kriminale që kanë marrë në dorë drejtimin e shtetit.
Me këto familje sipas ish-kryeministrit gazetari Matt Drake nënkupton familjet Rama-Xhafaj-Balla.
Postimi i plotë:
Familjet mafioze Rama-Xhafaj-Balla bllokojne integrimin e Shqiperise!
Komisioni Europian thote Jo hapjes se negociatave!
Një nga gazetat e njohura britanike, Express, shkruan se është bllokuar oferta e BE për të nisur negociatat me Shqipërinë.
Express, e njohur për qëndrimet e saj kritike ndaj BE-së, shkruan se shtetet anëtare të Bashkimit Europian po pengojnë bisedimet e pranimit të Shqipërisë, ndërsa sulmojnë korrupsionin dhe prodhimin e kanabisit në vendin
Gazetari Matt Drake shkruan se “në qershor, Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave për Shqipërinë që të bashkohet me bllokun”.
“Por vendet e BE, veçanërisht Franca, po tentojnë që të bllokojnë ofertën për anëtarësim. Parisi e justifikon kundërshtimin ndaj Shqipërisë për shkak të problemeve të vendit ballkanik me korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
Gazetari shkruan se sipas Financial Times në vitin 2017, asnjë vend europian nuk ka kultivuar më shumë kanabis se Shqipëria.
“Ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë shqiptare. Nuk janë vetëm vendet europiane, por edhe Shqipëria vetë. Vendi ka një nivel ekstremisht të lartë pakënaqësie dhe qindra-mijëra janë larguar nga vendi vitet e fundit”.
https://www.express.co.uk/…/eu-news-albania-eu-membership-t…