Mashtrimet dhe shpifjet publike të kryeministrit janë kaq të shumta, saqë ai, nëse ndëshkohet, jo që nuk meriton një supë burgu, por as luledielli për konsum. Rama është udhëheqësi i një grupi agjitatorësh keqqeverisës që nga mëngjesi e deri në darkë përhapin mashtrimin, shpifin dhe fyejnë shqiptarët. Nga pellgu kënetor i shpifjeve e mashtrimeve që Rama emeton përditë si gazra të dëmshëm për shëndetin e popullsisë, po rikujtojmë një prej tyreve më klasike, të gjoja korrjes gati të plotë të hashashit nga territori i vendit. Në Itali, Greqi, e më tutje, policitë e vendeve partnere kanë kapur qindra tonelata hashash nga ai i 0.1% që i “shpëtoi” syrit të Ramës e Tahirit. Për kujtesë, kryemashtrimi e shpifja është postuar më 8 tetor 2016.