Zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian kanë ngritur dyshime rreth numrit 2 të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, i cili gjendet nën një mori akuzash për lidhje me element kriminalë.
Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, nga Brukseli, foli për debatin e krijuar në mbledhjen e PE-së.
Ai u ndal tek akuzat e opozitës për bashkëkryetarin e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Taulant Balla.
Ndër të tjera, Fleckenstein tha se “mund të besoj nëse Balla është djalë I mirë apo I keq por duam prova dhe atëherë do të vendosim si do të komunikojmë”.
Ja deklarimi I plotë I raportuesit për Shqipërinë Knut Fleckenstein.
“Unë nuk jam prokuror nuk jam gjyqtar. Mund të besoj nëse Balla është një djalë i keq apo jo por ne duam prova të gjithë kërkojnë prova dhe më pas mund të vendosim se si të komunikojmë. Kërkesa ime është bëni detyrat e shtëpise shkoni tek prokurori.”, tha Fleckenstein.