Rama përsërit fjalimin e Ramiz Alisë të vitit 1990 para MPB-së

Hënë, 15 October 2018 18:24

Pas Ramiz Alisë më 17 gusht 1990, Edi Rama është i dyti drejtues i lartë politik që shkon te Ministria e Brendshme e mban fjalime politike. Sot, më 15 tetor 2018, Rama ishte modeli më i mirë i zyrtarit që nuk meriton asnjë sekondë pushtet dhe që nuk të ikë sa më parë prej andej. Askush në këto vite nuk ka shkuar te Ministria e Brendshme për të mbajtur fjalime aq të dobëta antishtetërore, krejt diletante e mediokre. Alia, në vitin 1990 fliste për rrezikun e armikut.

Fjala e Ramiz Alisë në vitin 1990:

“U përpoq armiku në janarin e këtij viti në Shkodër, në Kavajë dhe në Tiranë, po nuk arriti të bëjë gjë; u përpoq përsëri ai me ngja­rjet e 2 korrikut në Tiranë, në Kavajë, dhe Shkodër, në Vlore e gjetkë, po prapë nuk i arriti dot qëllimet e veta. Por kjo nuk do të thotë që armiku ka hequr dorë nga veprimtaria e tij. Mund të përdorë skenarë të tjerë, vepron ndry­she, më egër, ose më butë, por në çdo rast do të jetë më i rafinuar. Ne duhet të jemi të për­gatitur, duke ditur që kemi të bëjmë me një veprimtari armiqësore të organizuar dhe të nxitur nga jashtë, me qëllime të përcaktuara shume qartë. Pikërisht për këtë duhet të jemi mirë, të përgatitur dhe për këtë është e nevoj­shme të analizojmë me sy kritik veprimtarinë tonë.

Cilat ishin dobësitë dhe të metat tona nga të cilat përfitoi armiku në veprimtarinë e vet? Këtë analizë duhet ta bëjë Partia, organizatat e masave, organet e pushtetit, po veçanërisht këtë analizë duhet ta bëjnë organet e Siguri­mit të Shtetit, të Policisë, të Kufirit sepse dhe sulmi i armiqve, presioni i tyre është i madh mbi këto organe, me qellim që t'i neutralizojë ato për ta patur të lehtë veprimtarinë armiqësore, por edhe ngaqë ngjarjet e kohëve të fundit evidentuan mjaft dobësi e të meta në veprimtarinë e organeve të punëve të brend­shme”.

Modifikuar më Hënë, 15 October 2018 18:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...