Policinë e prishi Rama, edhe sot është me atë të Tahirit

Hënë, 15 October 2018 18:46

Djersitje, marrje fryme dhe gulçitje e shoqëruan fjalimin e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.

Në një takim, i cili dukej si mbledhje e organizatës bazë të Partisë Socialiste, Rama u deklarua si mbrojtës drejtuesve të policisë, nga ato që ai i quajti “barbari politike dhe mediatike” ndaj tyre.

Fjalimi i kryeministrit Rama ishte, si zakonisht, i gjatë, i mbushur me retorikë politikë shoqëruar kësaj radhe me shifra të ultë, sipas tij, të kriminalitetit gjatë periudhës së qeverisjes së Rilindjes.

Në disa raste, Rama u filmua teksa ishte mbuluar në fytyrë nga djersët dhe po kërkonte nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, që të ruhej imazhi dhe dinjiteti i Policisë së Shtetit.

Shfaqja e sotme ishte marrja në mbrojtje e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili është nën akuza të forta se ka përdorur të gjithë pushtetin e tij politik dhe administrativ për të mbrojtur vëllain e tij, Agron (Geron) Xhafaj, i dyshuar se po vijon aktivitetin e paligjshëm të trafikut të narkotikëve.

Rama foli gjatë për “shpifjet”, sipas tij, kundër Policisë së Shtetit. Dhe, natyrisht, këto shpifje ai ia atribuoi opozitës, në këtë takim, ku përballë kishte zyrtarë shtetërorë, të cilët, sipas ligjit, duhet të jenë të depolitizuar.

Sot policia është njësoj si ajo e disa viteve më parë, kur e drejtonte Saimir Tahiri. Edhe sot si dy vite më parë në vend të Zaganit kemi oficerin Emiljano Nuhu që denoncon publikisht skandalet brenda radhëve të policisë.

Edhe njësoj si me Zaganin, për Ramën denoncuesit e skandaleve të qeverisjes së tij nuk janë gjë tjetër përveçse horra.

Zagani ishte një horr pasi denonconte Saimir Tahirin, por që 1 vit më pas iu faktuan akuzat nga drejtësia italiane. Sajmir tahiri është nën akuzën e trafikut të drogës dhe kushërinjtë e tij “Habilajt” enden burgjeve të shtetit fqinj.

Sot, strukturat e policisë janë po aq të inkriminuara sa ato të Tahirit Njësoj si Zagani, edhe oficeri i Krujës goditet nga Rama  si dhe strukturat e Shërbimit ët Kontrollit të Brendshëm. Por njësoj si me Zaganin , opinioni publik arrin të kuptojë të vërtetat që Nuhu thotë për rrënimin e uniformave blu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...