Pollo, serish nga Brukseli: Balla në komision është tallje me dinjitetin e njeriut dhe të ligjit

Hënë, 15 October 2018 18:48

Nëpërmjet një deklarate, deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo ka dhënë një tjetër sqarim në lidhje me përplasjet e palëve politike shqiptare në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit në Parlamentin Europian.

Deklarata e plotë

Sot në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit shpjeguam gojarisht e dorëzuam memorandume sqaruese se është tallje me dinjitetin e njeriut dhe dinjitetin e ligjit të diskutojmë për luftën kundër krimit, drogës e korrupsionit e të miratojmë deklarata ndërkohë që mbledhjen e (bashkë) kryeson Taulant Balla. Mendoj se edhe shumë deputetë normalë të mazhorancës dhe i gjithë opinioni publik bie dakord për sa më lart.

Bien dakord edhe shumë eurodeputetë të informuar, pavarësisht se ata ruajne aparencat dhe thonë me të drejtë se kjo çështje duhej zgjidhur në Tiranë. Por Rama e Ruçi nuk deshën të pranojnë një zgjidhje të thjeshtë që u propozuam para një jave. Të emëronin një socialist normal (ka ende të tillë) në krye të delegacionit parlamentar. Pse nuk e bënë e dinë ata.

Ndonjë deputet thotë se kjo çështje sqarohet në gjykatë. E drejtë edhe kjo. Aty do të sqarohet në një ditë jo të largët. Por hë për hë prokuraria e gjykatat janë me probleme e nuk para merret me skandalet e qeverisë. Pastaj politika është për të vepruar shpejt kur ka bazë e jo me vite. Dhe Balla i ka pranuar një pjesë të fajësimeve

Eurodeputetë kërkojnë sqarime nga ekzekutivi i tyre për raste bego, beço, rrajo etj. Interesante të ndjekim zhvillimet.

Eurodeputetët mund të mos kenë mekanizëm procedural për ta larguar Ballën. Por, siç e thanë, do zenë hundën me dorë e vazhdojnë një orë punë

Por të mos presim nga Parlamenti Europian të na zgjidhi problemet një më një.

Balla është problemi i rradhës i Rilindistave Aty ku lindi atu duhet zgjidhur: në Shqipëri!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...