‘Bomba’/ Çollaku: Agjencitë e huaja kanë dokumentuar lidhjet e Ramës me krimin

Hënë, 15 October 2018 19:08

Kreshnik Çollaku, ish-zv/ambasador i Shqipërisë në SHBA dhe drejtues në PD, ka deklaruar se shteti ka rënë dhe qeveria e Edi Ramës është duke vepruar si një organizatë mafioze.

Në një intervistë për syri.net ai ka theksuar se agjencitë e huaja kanë dokumentuar lidhjet e qeverisë me krimi dhe veprimtarinë e saj.

‘Situata është e rëndë. Shteti ka rënë. Këta funksionojnë si një bandë e krimit të organizuar, që ka kapur shtetin.

Këta thjesht po administrojnë skandalet, për ti fshehur ato.

Me këtë bandë në këtë qeverisje gjuha do jetë kjo, dhe është minimumi ajo që ka kërkuar Basha, pra arrestimin e Veliut dhe heqjen e imunitetit të Ballës.

Maksi procesi i Antimafias në Itali filloi nga një dëshmitar kyç, Busheta, i cili ishte pjesë e mafias.

Në këto procese kundër mafias, provat i japin njerëzit e lidhur me ta. Këta njerëz sot kanë pranuar të dëshmojnë, Babalja dhe Alizoti, nuk kanë rëndësi personazhet por faktet që ata nxjerrin, implikimi i institucioneve të shtetit apo të policisë.

Me një prokuror që nuk do ishte peng i qeverisë dhe Ramës, gjërat do ishin ndryshe.

Arta Marku dhe vartësit e saj janë në këto pozicioni si pjesë e mafias për ti fshehur skandalet që po ndodhin.

Por betejën e tyre ata do ta humbin dhe nuk do ja dalin dot.

Shqipëria nuk është vend i izoluar, ka agjenci partnere këtu.

Ka edhe më rëndë se kjo që dimë. Këta nuk do të shpëtojnë dot. Ka agjenci të cilat e kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale dhe kontrolluar atë.

Këta njerëz do të vijnë para drejtësisë shpejt dhe nuk do shpëtojnë dot nga llumi ku janë zhytur.

Jemi të bindur që zgjedhje me këtë qeveri në Shqipëri nuk do të ketë. Me këtë bandë nuk ka më një proces demokratik në Shqipëri’, tha në studion e SYRI.net, Kreshnik Çollaku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...