Si mund t'i besosh një borxhliu?

E mërkurë, 17 October 2018 20:32

Deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, i është përgjigjur kryeministrit Rama në lidhje me çekun që do të shpërndajë për bebet.

Ai shkruan se nuk mund t’i besohet një personi, i cili ishte i njëjtë edhe me premtimin për statusin e minatorëve, të pohuar nëntë vite më parë, por sot nuk ka asgjë. Sipas tij, shqiptarët nuk mund të besojnë një person, i cili ende nuk ka larë borxhet dhe del e iu shitet qytetarëve si dhurues.

“Propagandë, vetëm propagandë.KM-ja sot na njohu dhe me kostot që do ketë çeku i bebes, 20 milion euro në vit, nderkohë që vazhdon historinë e mashtrimit me minatorët për Statusin, borxh i një marëveshje nëshkruar me ta që në vitin 2009. Si mund ti besohet një njeriu që nuk paguan borxhet ndërkohë shitet si dhurues?! Si mundet që një minator ta stimulosh të ketë fëmijë, binjakë a trenjakë, ndërkohë që me punën e rrëndë që bën nuk ka asnjë siguri për shëndetin dhe jetën e mund ti lejë çdo moment fëmijët e tij jetimë pa asnjë të ardhur?!!!

Si mundet të stimulosh lindjet ndërkohë që rinia sheh të ardhme të zymtë dhe mendon vetëm emigrimin?! Si mundet të stimulosh lindjet kur në shkolla paraqiten 140,000 nxënës më pak?! Un shpresoj fort që më 1 Prill nuk do të jesh më KM, urim që besoj fort e bëjnë shumë dhe nga ata që ju premtove rritje page sot..!!!”, shkruan deputeti në “Facebook”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...