Pse e falënderon Bushati Kotziasin, për varret apo për zhdukjen e Çamërisë?

E mërkurë, 17 October 2018 21:50

Pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm grek Niko Kotzias, ministri ynë i Jashtëm Bushati nxitoi ta falënderonte.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka reaguar përmes një deklarate për mediat dhe e pyet Bushatin se për çfarë e falënderon Kotziasin, për varret e grekëve në Shqipëri, për toponimet e turpshme apo për  mos heqjen e ligjit të luftës?

Ja deklarata e Idrizit:

Ministri ynë i Jashtëm paska shprehur falenderimin për Ministrin e dorëhequr të shtetit grek, Kotzias. Nuk di se për çfarë e falenderon homologun e uzos dhe të Zorbës ministri ynë? E falenderon për varret e ushtarëve grek që sot ngrihen në territorin tonë megjithëse erdhën si pushtues, ndërsa të rënët tonë që u therën në prag të shtëpisë, ende sot janë shpirtra pa varr? E falenderon për marrëveshjen e turpshme të toponimeve që heq qytetet e vendlindjes së pleqve tanë nga pasaportat e shtetit shqiptar, duke vazhduar kësisoj politikën e diskriminimit ndaj nesh? E falenderon për marrëveshjen e ujrave për të cilën Kotzias mburrej se do merrte ujrat tanë duke zgjeruar të vetat nga 6-12 milje? E falenderon se mos hoqi ligjin e luftës, e sot ministri ynë bën sikur harron se po falenderon ministrin e një shteti me të cilin është zyrtarisht në luftë? E falenderon se bertiste që çeshtja Çame nuk ekziston e që shqiptarët e Çamërisë ishin bashkëpunëtor me nazismin? E falenderon se po punonin bashkë për të hequr termin Çameri nga tekstet shkollore shqiptare?

Por Çameria, duhet ta dini që do jua ngrijë buzeqeshjen në buzë njësoj si Kotziasit. E drejta e nëpërkëmbur e shpirtrave që humbën jetën dhe të atyre që lanë pas një jetë të tërë e shtëpitë e tyre, është haku njerëzor që do ngrijë çdo akt tradhetie ndaj saj e do na mbajë gjithë jetën tonë përballe armiqve e në krah të miqve. Ne nuk harrojme!!!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...