Rama u nxorri gishtin e mesit në Twitter, ja fushata e të rinjve për t'i bërë Ramës f**k

E Enjte, 18 October 2018 12:48

Pasi kryeministri Edi Rama u tregoi gishtin shqiptarëve, të rinjtë shqiptarë po ia kthejnë në të njëjtën monedhë.

Në rrjetet sociale mesazhet me gishtin e mesit që i tregohet Ramës, po qarkullojnë me shpejtësi ditët e fundit.

“Gishtin në plagë Kryeministër! Si na the para se të vije në pushtet? Do anullojmë gjithë konçesionet?”, është një nga mesazhet që thuhet në një nga fotot e publikuara te ‘Nisma Thurje’.

E kështu, ende pa u bërë fakt mbyllja e pikave të basteve sportive, të rinjtë shqiptarë kanë gjetur mënyrën e tyre të protestës, përmes kësaj fushate.

Vetëm dy ditë më parë, me gishtin e mesit lart dhe me pankarta në duar, protestuan dhjetëra të rinj.

“GISHTIN NË PLAGË KRYEMINISTËR

Duke qenë se Edi Rama dje, kur i kërkuam llogari për monopolin e ri që po krijon nëpërmjet skandalit Bastardena, na tregoi gishtin e mesit, ne dhe gjithë shqipëtarëve, menduam të nisim një fushatë për t’i treguar KM se në cilën plagë të shoqërisë duhet vendosur ai gisht. 
Bashkohu duke shkruar nje problem e duke bërë një foto tënden me te problemi. 
Një popull që nuk reagon, rrezikon të zhduket!”, shkruan nisma.

Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë iu rikthye çështjes së basteve sportive, duke deklaruar se do marrin fund për Vit të Ri, edhe pse këtë gjë e pati deklaruar që në 2013-ën, kur nisi ‘Fundin e Marrëzisë’.

“Paratë e zeza të basteve po derdhen kazaneve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online! Këtë për çudi s’e paska Taulanti. Mos u lodhni kot, bastet s’i shpëtoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri. Amanet dëshmitarin X”, shkruante Rama. Por kreu i qeverisë i befasoi të gjithë me postimin e tij në twitter, të cilin e kishte shoqëruar me ikonën fyese – gishtin e mesit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...