×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Berisha takon ish z.presidentin e Komisionit Europian: 'I tregova atij gjendjen katastrofale të Shqipërisë'

Diel, 21 October 2018 09:59

Takim me Fanko Frattinin, ish ministrin e jashtem te Italise dhe ish zevendes presidentin e Komisionit Europian!

Te dashur miq, gjate qendrimit te tij ne Tirane pata nje takim miqesor me mikun e shquar te shqiptareve, ish ministrin e jashtem te Italise dhe ish zevendes presidentin Komisionit Europian, Franko Frattini. Ne kete takim ishte i pranishem dhe ambasadori i Republikes se Italise, Cutilio.

Shfrytezova rastin t’i shpreh mikut te shquar mirenjohjen me te thelle per mbeshtjetjen shume te çmuar te tij dhe qeverise Italiane, qe i dhane Shqiperise ne procesin e anetaresimit ne NATO, liberalizimin e vizave dhe zhvillimin e marredhenieve miqesore midis dy vendeve tona.

Ne kete takim une njoha mikun e shquar me gjendjen katastrofale te krijuar ne Shqiperi nga grushti i shtetit brenda shtetit me asgjesimin e Gjykates Kushtetuese dhe marrjen e funksioneve te saj nga kreu i ekzekutivit.

Sot ne Shqiperi Kushtetuta eshte nje leter pa vlere pasi ajo sanksiononte si garant te saj Gjykaten Kushtetuese. Asgjesimi me qellim i Gjykates Kushtetuese ka bere te mundur qe kreu i ekzekutivit Edi Rama me mazhorancen e tij te marrin pushtetin e kesaj gjykate. Ai mashtron shqiptaret dhe komunitetin nderkombetar duke deklaruar se ne Shqiperi Gjykata Kushtetuese funksionon, nderkohe qe sipas Kushtetutes dhe vet ligjit te kesaj gjykate ajo nuk mund te pranoje me dy anetare qe kane mbetur asnje ankes nga askush.

Pas ketij akti puçist, nje seri ligjesh antikushtetuese te mazhorances ne parlamentin e saj, vendimesh te panumerta antikushtetuese te qeverise dhe te gjykatave tashme te kontrolluara teresisht nga Rama, qe dhunojne lirite dhe te drejtat e njeriut, mbeten ne fuqi dhe te pacenueshme pasi nuk ka Gjykate Kushtetuese.

Po keshtu, me qellim, nepermjet vetingut nga larte poshte u asgjesua Gjykata e Larte, aty sot jane grumbulluar dhe presin pergjigje nga nje institucion e vdekur 24.300 dosje kurse gjykatat e tjera jane shnderruar ne zyra te ekzekutivit, ne te cilat, nen terrorin e vetingut, 98% e vendimeve i fiton qeveria.

Pervec ketyre Rama mori vete ne dore Prokurorine e Pergjithshme duke emeruar ne kundershtim me Kushtetuten nje person te perkohshem dhe fill mbrapa shkaterroi Prokurorine e Krimeve te Renda, e cila kishte dosjet e hetimit te ministrave te tij Tahiri, Xhafa dhe bandave te lidhur direkt me te.

Ne kete takim u ndala tek Dvoran Vetingu i shnderruar ne instrument te gjahut te shtrigave dhe aferave korruptive direkt nga Rama nepermjet sekretarit te tij te pergjithshem.

Te gjitha keto kane bere qe lidhjet e krimit me pushtetin te trashen çdo dite e me shume, vendi te behet me i pasigurte se kurre dhe shqiptaret te braktisin vendin e tyre me shume se kurre.

Takimi ishte i hapur. sb

Modifikuar më Diel, 21 October 2018 10:04

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...