×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ironia e Manjanit: Nuk mbyllen kazinotë pa u mbyllur Kryekazinoja!

Diel, 21 October 2018 11:16

Më therës se asnjëherë është shfaqur sot ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani teksa ka publikuar një pamje të kryeministrisë, natën. Shënimi i tij: "Nuk mbyllen kazinotë pa u mbyllur Kryekazinoja! Kauçuku vezullues është ftesë e përhershme për të luajtur bixhoz..." 

Gjatë ditëve të fundit, Manjani ka qënë më shumë se kritik ndaj vendimit të qeverisë e veçanërisht të kryeministrit Edi Rama për pretendimin se pas datës 1 janar, me mbylljen e kazinove dhe pikave të basteve, ato do të zhduken plotësisht si fenomen. Ai e ka konsideroi këtë "mbyllje" thjesht mashtrim nga ana e qeverisë, pasi synimi është që ato t'u kalohen "duarve të tjera".

Më 15 tetor 2018, Manjani  e konsideroi çështjen e mbylljes së lojërave një mashtrim nga qeveria. Manjani shkroi: "Nëse dikush ka iluzion se me ligjin e ri të lojrave të fatit do zhduket bixhozi e ka krejt gabim. Bizhozi është luajtur, luhet e ka për t’u luajtur pavarësisht se cila “marrëzi” qeveris! Çështja është se marrëzia aktuale i detyron bixhozxhinjtë të luajnë në biznese monopol. Pra lojtarët dhe familjet e tyre do paguajnë më shumë për vesin tyre!!! Ndërkohë biznesi i “marrëzisë-qeveri” do ketë fitime super të majme sepse nuk ka më konkurrencë. Është e njëjta sasi lojtarësh që do luajë në pak, fare pak (ndoshta 1 ose 2) kompani... Edhe kjo (palo) reformë që po i shitet miletit si në favor të tij, nuk është aspak e favorshme për të. Është njësoj si Reforma në Drejtësi, ku në emër të luftës kundër korrupsionit, mbyllet gjykata e shtetit dhe hapet departamenti i shpifjeve në Parti... Fake?! Jo mo çfarë Fake! Tingëllon bukur kjo fjalë! Janë thjesht mashtruesa!"

 

Modifikuar më Diel, 21 October 2018 11:25

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...