Manjani zbulon se çfarë po përpiqet të mbulojë Rama me arrestimet e fundit

Hënë, 22 October 2018 09:23

Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagon në lidhje me arrestimin e ish- deputetëve socialistë.

Sipas tij me arrestime “peshqësh të ngordhur” nuk mund të justifikohen mosarrestimet e përbindëshve të krimit!

Reagimi

Nuk jua lan dot zhulin burgosja as Arben Ndokës e as Arben Çukos, të cilët duhet të ishin arrestuar kohë më parë, meqë ra fjala.

Trafikantë droge, bashkëpunëtorët e tyre në shtet, penguesit e drejtësisë, zhdukësit e provave e dëshmitarëve, fabrikuesit shtetërorë të provave, koncensionarë që pastrojnë paratë e qeveritarëve, grabitës të pronës e pasurive publike, marrësit e borxhit publik, pa harruar aspak dhunuesit e kushtetutës që duan të falin hapësirën detare Greqisë për 1 milion Euor, etj si këto janë ende të lirë...

Jo vetëm me dy, por me një qamet standardesh është sjellja zyrtare e Rilindasve!

Kur flasin dhe për drejtësi, të hapin barkun! Ndërkohë ata vetë e kanë shkelë ligjin me të dy këmbët.

E kanë shkelë shumë më rëndë se ato që arrestuan sot për ti hedhë hi syve publikut.

Skandalet që priten të bëhen publike nuk mund ti sfumojnë me këto arrestime...

Zullumi është trashur shumë.

Login to post comments