Pas njoftimeve për aksionin e djeshëm të policisë dhe për mundësinë e dekonspirimeve të disa aksioneve të policisë ka reaguar edhe deputeti demokrat Gent Strazimiri.
Përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, Strazimiri shkruan: 'Sa e vështirë të jesh në anën e drejtësisë si prokuror a gjyqtar kur pushtetin e ka krimi'.
Reagimi i Gent Strazimiri:
T'i ndjekësh e t'i përgjosh 2 vjet rrjesht teksa në telefon organizojnë trafiqe, bëjnë pazare me vrasës profesionistë, grabisin troje e toka, ndërsa në televizor betohen për drejtësi të vërtetë duke kërcënuar me EDVING prokurorë e gjykatës, dhe në fund të të dekonspirojnë operacionin...
...sa e vështirë të jesh në anën e DREJTËSISË si prokuror a gjyqtar kur pushtetin e ka KRIMI!!!