Tabaku nxjerr shifrat: Ja pse në Shqipëri karburanti është më i shtrenjtë se në çdo vend të botës

Hënë, 22 October 2018 11:43

Nënkryetarja e komisionit të Ekonomisë dhe njëkohësisht deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zbulon se karburanti në Shqipëri ka më shumë taksa se në çdo vend të botës.

Përmes një postimi në ‘faceboook’, Tabaku shkruan se 60% e çmimit sot është taksa, ndërsa thekson se në 2014 qeveria Rama shtoi me 240 lekë taksën e qarkullimit që sot bën të kemi karburantin më të shtrenjtë në Europë dhe rajon.

 Postimi i Plotë:

Karburanti në Shqipëri ka më shumë taksa se në çdo vend të botës. 60% e çmimit sot është taksa.

– Në 2014 qeveria Rama shtoi me 240 lekë taksën e qarkullimit që sot bën të kemi karburantin më të shtrenjtë në Europë dhe rajon.

– Rriti me 24% çmimin e energjisë elektrike.

– Rriti me 33% çmimin e biletës së urbanit.

– Rriti me 30% çmimin e ujit të pijshëm.

– Rriti me 30% tarifat e arsimit të lartë.

Dyfishoi çdo taksë, uli konsumin, uli pagat, rriti çmimin e në këmbim nuk bëri asnjë investim! Këto janë fakte që propaganda si mohon dot! Sot çmimi i karburantit dhe çdo gjë tjetër që kushton më shtrenjtë është dhuratë e Qeverisë Rama!

statistika

Modifikuar më Hënë, 22 October 2018 11:45
Login to post comments