Mbyllja e basteve/Lealba Pelinku: Po monopolizohen, Rama e di se kush ka kërcënuar

Hënë, 22 October 2018 17:46

Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në PD Lealba Pelinku, ka folur në ‘Fax News’ në lidhje me vendimin më të ri të qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit. Peliku tha se në deklaratat e Ramës ka mungesë të koherencës dhe kontradikta pasi në fillim thotë se do të mbyllen të gjitha pastaj në projektligj nuk përmenden ata që zhvillojnë veprimtarinë e tyre online.

Sipas saj Rama që prej fillimit kur ka ardhur në pushtet është koherent vetëm në një gjë të vetme sa u takon lojërave të fatit, që është përqëndrimi i tyre në një dorë sa më të ngushtë të njerëzve rreth tij.

Sipas Pelinkut operacioni “Fundi i Marrëzisë” ishte i ngjashëm me operacionin e Lazaratit sa për t’u hedhur hi syve njerëzve.

“Për monopolizim të lojërave të fati po bëhet e gjitha kjo. Dhënie në duar të caktuara, për të ardhur në fund tek monopolizimi tek një dorë e vetme”, u shpreh Pelinku.

Çfarë bëri me “fundin e marrëzisë”? Ishte e gjitha një straegji për të çorientuar opinionin si në rastin e Lazaratit. Statistikat flasin për lulëzim pikërisht në kohën e këtij operacioni. “Fundi i Marrëzisë” shkoi komplet në kah të kundërt me çfarë u trumbetua. Çfarë po synohet të bëhet? Thjeshtë atë çfarë është e shpërdarë, për ta dhënë në një dorë të vetme.

Kur flasim për monopolizim nuk është se Ramës i lindi ideja në fillim të tetorit, ka qenë një strategji e mirëmendur për të ardhur në këtë pikë. Në korrik të vitit të kaluar kemi krijimin e shoqërisë ‘Univers’, shoqëri e cila ka një kapital prej 12 miliardë…do bëj një parantezë, shoqëritë aksionare sipas ligjit kanë kapital të detyrueshëm minimal 3.5 milione lek, dhe po të shohim shumica e shoqërive që janë në treg kanë këtë kapital minimal se këtë ua imponon tregu. Pikërisht se ligji për lojërat e fatit, për bastet online parashikonte që shoqëritë të kishin një kapital prej 12 miliardë lek të vjetra, kjo shoqëri që krijohet që në fillim me këtë objekt veprimtarie (bastet online” dhe me kapital 12 miliardë lek, që janë shumë, dhe po të shohim edhe në aktet e shoqërisë që është regjistruar është vetëm për bastet online. Në nëntor të vitit 2017 kemi VKM-në e cila rregullon mënyrën se si do të licensohen këto shoqëri”, theksoi Lealba Pelinku.

“Për dy VKM ishte efiçente qeveria e Ramës, VKM që rregullonte procedurën për dhënien me koncension të përzgjedhjes së operatorit që do të monitoronte online-in, dhe VKM në fjalë për kategorinë e basteve online. Dhe në prill të këtij viti kemi licensimin e kësaj shoqërie, e cila paraqet parregullsi. Kjo shoqëri ka dy faqe dhe operon me dy faqe ‘Bast Arena’ dhe ‘Eduasportin’”, shtoi ajo.

Sipas saj pavarësisht se Rama thotë se do të mbyllen të gjitha bastet, edhe ato online, këto nuk janë të përmendura dhe kryeministyri e justifikon me atë që është duke u studiuar akoma ligji.

Ajo deklaroi se mbyllja e lojërave të fatit mund të prodhojë edhe efekt të kundërt pasi mund të kemi kategori të tjera që mund të përfshihen për të luajtur, pasi thjeshtë tani nga ka kaluar në celular.

Lealba Pelinku u shpreh se opozita është për minimizim të lojërave të fatit dhe rregullimin e tyre, por jo monopolizimin e tyre.

E pyetur për deklaratën e Ramës se në lidhje me vendimin e tij, deputetët janë kërcënuar nga burgu 313, Pelinku tha se kjo tregon së pari nivelin e sigurisë në burgje, por edhe faktin se deri tani lojërat e fatit i paskan patur në dorë njerëz në burgun 313.

Ao shtoi se kryeministri e di se kush i ka kërcënuar deputetë pasi ai e nje botën e krimit.

“Kryeministri e di shumë mirë se kush e kërcënon, kush janë personazhet e lidhur me krimin, që në momentin që e deklaron një gjë të tillë, në radhë të parë tregon se cfarë sigurie kanë burgjet, dhe në radhë të dytë tregon se deri tani lojërat e fatit paskën qenë në dorën e personave që jaënë në bugun 313”, tha ajo ndër të tjera.

Modifikuar më Hënë, 22 October 2018 17:51
Login to post comments