Partia Demokratike denoncon dhunën e ushtruar me urdhër të Ramës në takimin me nxënësit e ekselencës.
Statusi i deputetes se PD, Albana Vokshi
Prishja e shfaqjes dhe skenarit të propagandës me regjisor Ramën e nervozoi atë duke urdhëruar dhunë ndaj vajzave studente.
Urdhri për përdorimin e dhunës ndaj studentëve protestues, arroganca, fyerja, poshtërimet e Kryeministrit ndaj studentëve dhe shqetësimeve të tyre janë të patolerueshme dhe të dënueshme.
Shprehim shqetësimin e madh për mënyrën, se si fryma e dhunës po bëhet modeli i promovuar nga Kryeministri në publik dhe në media.
Keqardhje për sjelljen e nënshtruar të auditorit në sallë, dëshmi se më shumë se studentë ekselentë, mesa duket kishte fresh-istë të indoktrinuar. Indiferenca e drejtuesve të Universiteteve Publike dhe pedagogëve ndaj dhunimit të studentëve është një tregues i qartë se universitetet janë vasale të Qeverisë.
Shprehim shqetësimin për censurimin e këtij incidenti nga shumica e mediave, sepse Kryeministri nuk do vononte t’u kujtonte burgun.