Krimi, fytyra e vetme e Kallam Dështakut, kreut të meduzës së krimit dhe trafiqeve

Hënë, 22 October 2018 18:23

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një postim në Facebook thotë se fytyra e vërtetë e krimit në Shqipëri është ajo e kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë

Krimi është fytyra e vetme e Kallam Dështakut, kreut të meduzës të krimit dhe trafiqeve në Shqipëri! Të dashur miq, pas goditjes ndërkombëtare të bandës së qeverisë të lidhur me një mijë fije me vet Ramën, Gjushin, dy ministrat e Gjushit në qeveri, ndrikull Nikollës dhe ish polic banditit Ndreu etj etj, Rama deklaroi për të arrestuarit se po na e marrin fytyrën?!

Miq, për të të marrë dikush fytyrën duhet të kesh fytyrë, kurse duke filluar nga Rama dhe e gjithë organigrama partiake dhe shtetërore e mazhorances aktuale fytyrë të vetme ka krimin. sb

Modifikuar më Hënë, 22 October 2018 18:30
Login to post comments