Partia Demokratike doli në një konferencë për shtyp sot dhe rikonfirmoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se ka favorizuar drejtuesit e kompanisë APEX, për të kaluar paratë e bixhozit në industrinë e ndërtimit.
Ndërkohë që vetëm pak orë më vonë, vëllai i kryeministrit, Olsi Rama është fotografuar në shoqërinë e një prej drejtuesve të APEX. Bashkë me ta ndodhej edhe Eridian Salianji, përfaqësues ligjor i Partisë Socialiste.
Ata janë përshëndetur dhe kanë biseduar përpara ambienteve të kazinosë që APEX ka në ish-Bllok.
PD akuzon se një nga aksionerët e kësaj kompanie, Dajlan Avdia, ka shitur aksionet e tij pak kohë përpara se Rama të deklaronte mbylljen për disa kategori të lojërave e fatit.