Kreu i PD-së, Lulzim Basha foli ditën e sotme pas daljes nga Prokuroria, ku dëshmoi edhe një herë lidhjet e Taulant Ballës me kriminelë.
Basha: Prokuroria ka përgjime zyrtare dhe prova për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Ka prova dhe fakte për ta kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin. Ka fakte dhe prova për ta zhdukur Fatmir Xhafajn nga politika.