Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një foto në ‘Facebook’ bashkangjitur dhe mesazhin e qytetarit digjital i cili i shkruan se kryeministri Rama po ndërton një rezidencë në Nju Jork afër biznesmenit shqiptar në Amerikë Selim Rusit.
Berisha i bën thirrje dhe FBI-së që të hetojë me pëparsi këtë denoncim të qytetarit dixhital.
Postimi i plotë:
Rezidenca e re e Kallam Deshtaku ne State Island Neë York!
Shikoni foton dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Me këtë rast i bëj thirrje FBI të hetojë me pëparësi këtë denoncim të qytetarit dixhital.
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e tij.
Përshendetje doktor,
Ajo që shikoni në foto, është shtëpia që po ndërton kryeministri Edi Rama në Staten Island, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është një qytetar që jeton aty pranë, në atë zonë, i cili mbështet këtë ide, duke dërguar përveç fotos edhe të dhëna të tjera.
Shtëpia po ndërtohet e re dhe është pranë shtëpisë si Selim Rusit, një emër i njohur në Shqipëri por edhe si person që ka njohje të afërt me Ramen. Selim Rusi është një bisnesmen i njohur edhe në qarqet amerikane, por edhe shumë miqësor me kryeministrin shqiptar, demonstruar kjo nga foto të shumta që gjenden lehtë edhe në rrjete sociale.