Hyri në Shqipëri 145 mijë paund të padeklaruara, arrestohet 25-vjeçari

Tuesday, 23 October 2018 16:03

Një 25 vjeçar nga Korça është arrestuar për “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”. Mësohet se Policia arriti t’i  sekuestrojë rreth 145 220 Paund anglezë dhe skocezë të padeklaruara.

Njoftimi i policisë

Arrestohet shtetasi Denis Duro 25 vjeç banues në Korçë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”

Ky shtetas duke udhëtuar me automjetin tip Mecedes-Benz Sprinter, me targa BV 67 KËN, ka hyrë nga Greqia për në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë -Botë, Sarandë.

Shtetasi Denis Duro në hyrje në pikën e kalimit kufitar Qafë-Botë, ka deklaruar mallrat që transportonte, lavatriçe dhe frigoriferë, ndërsa shumën e parave nuk e ka deklaruar, por e kishte fshehur.

Strukturat operativo – hetimore të Doganës në Sarandë në bashkëpunim me Policinë, kanë ndaluar në aksin rrugor Qafë-Botë – Sarandë automjetin që drejtohej nga ky shtetas dhe e kanë shoqëruar në PKK Kakavije për një kontroll të imtësishëm me Skaner, pasi Strukturat operativo – hetimore të Doganës dhe Policia dispononin informacion se ky shtetas po transportonte një shumë të madhe parash, të cilat nuk i kishte deklaruar në Kufi.

Pas kontrollit të imtësishëm dhe me skaner të bërë në Kakavije, në disa lavatriçe, Policia dhe Strukturat operativo – hetimore të Doganës, gjetën dhe sekuestruan 145 220 Paund anglezë dhe skocezë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Denis Duro dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtej

Login to post comments