Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të gjykatës e cila dënoi për shpifje këshilltarin bashkiak demokrat Akuil Kraja, i cili denoncoi rritjen e çmimit të ujit në Tiranë.
Në një status në rrjetin social Twitter, kryedemokrati thotë se as Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti nuk do ja mbyllin dot gojën opozitës teksa shton se fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës.
“As Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën. Fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës”, shkruan Basha.