Zbulohet e-maili që detyronte pedagogët të mbushnin sallën në takimin e Ramës me studentët

Tuesday, 23 October 2018 17:29

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me studentët. Deputeti demokrat Luçjano Boçi ka publikuar një email ku sipas tij janë porositur pedagogët që çonin te mbledhja e Ramës studentë. 

“Për t’i marrë studentët u angazhuan me urdhër nga lart të gjithë strukturat drejtuese e pedagogët. Rama me pompozitet dhe njehëre shpalosi padijen e thellë të tij për Universitetin dhe mësuesinë, sikurse fobinë e tij për botën akademike.
Rama dhe Lindita akoma nuk e kanë mësuar që pas përfundimit të studimeve Bachelor, në të gjitha degët që ato i listojnë si të mësuesisë (me përjashtim të CU dhe parashkollorët), askush nuk konsiderohet mësues. Masteri është ai që përcakton drejtimin, bëhesh mësues apo diçka tjetër.”, shprehet Boçi. 

Denoncimi i Boçit. 

POSHTËRIMI I MËSUESISË
Takimi i Ramës me studentët ekselentë që vazhdojnë degët nga derivojnë masterat e mësuesisë, ishte një maskaradë bajate dhe e shpëlarë.
Për t’i marrë studentët u angazhuan me urdhër nga lart të gjithë strukturat drejtuese e pedagogët.
Rama me pompozitet dhe njehëre shpalosi padijen e thellë të tij për Universitetin dhe mësuesinë, sikurse fobinë e tij për botën akademike.
Rama dhe Lindita akoma nuk e kanë mësuar që pas përfundimit të studimeve Bachelor, në të gjitha degët që ato i listojnë si të mësuesisë (me përjashtim të CU dhe parashkollorët), askush nuk konsiderohet mësues.
Masteri është ai që përcakton drejtimin, bëhesh mësues apo diçka tjetër.
Falu Zot injorancën!
Rama, me të madhe, premtoi se do nxirrte nga xhepi i tij, shumën qesharake prej 1000 eurosh, për secilin ekselent, pa thënë dhe pa ditur numrin e tyre, i cili me një llogaritje të thjeshtë është fare pak,. Vetëm disa dhjetra.
Ndërsa financimi i këtyre dhjetrave, i bie 12.000 lekë në muaj.
Aq sa është dhe bursimi i atyre me ndihmë ekonomike.
Tallje e pashoq kjo!
Rama nuk përmendi kryesoren. Arritjen më të madhe të qeverisë së tij alias skandalin më unikal që ka ndodhur këto vite demokraci :
Mbylljen e gati 40 degëve në universitetet e rretheve, nga të cilat rrjedhin masterat e mësuesisë së ciklit 9 vjeçar.
Universiteti i Tiranës ofron master mësuesie vetëm për shkollën e mesme.
Rama as nuk u tha “ekselentëve”, nëse ishin të gjithë të tillë, se për tu bërë mësues në Republikën e tij, me një rrogë qesharake 50.000 lekëshe, duhen jo pak, por plot 8 vite.
3 bach +2 master + 1 praktikë + 1 liçencë + 1 portal po pate “fat”.
Që të hysh në këtë kalvar, Rama madje thotë që duhet të kesh dhe mesatare 7.
Ndërsa me titull Inxhinier, Jurist, Ekonomist, Rama dhe Lindita të nxjerrin vetëm për 5 vite dhe me mesatare 6.
Rroftë budallallëku!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...