Kryemadhi më të rinjtë e Vlorës: PS është kthyer në një sekt kriminal

Tuesday, 23 October 2018 17:36

Nga Vlora kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, akuzoi Kryeministrin Rama se e ka shndërruar Partinë Socialiste në një sekt kriminal.

Sipas saj Rama gjatë këtyre viteve qeverisje ka instaluar në vend krimin.

Në një takim me të rinjtë e Vlorës, Kryemadhi tha beson te të rinjtë dhe të forca e tyre për ta shndërruar këtë realitet.

 “Çdo ditë dhe më shumë mundësitë për të rinjtë bëhen të pakta. Historia sa ka nisur. Në këto vite që qeverisi Rama, instaloi krimin. Vetëm përballë të rinjve, përballë shpresës, nuk mund t’i bëjë dot rezistencë njeri. Kam besimin tek të rinjtë, dhe do besoj tek ata. Ne sot kemi një PS që është kthyer në sekt kriminal dhe nuk është vetëm parti. Ndaj duhet të punoni shumë fort si të rinjtë e Vlorës. Çdo angazhimi i juaj do të jetë i rëndësishëm për ju dhe qytetin”, pohoi Kryemadhi.

Modifikuar më Tuesday, 23 October 2018 17:46

Video

Login to post comments