Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar skandalin e radhës të qeverisë së Ramës.
Përmes një postimi në ‘facebook’, Berisha ka publikuar një mesazh, sipas të cilit thuhet se Bashkia e Roskovecit po rinovon shtëpinë e prindërve të Engjëll Agaçit për ta përdorur atë si një sekser për një rikanidim të dytë.
“Kjo shtëpi që shikoni është banesa e prindërve të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, me vendodhje në Roskovec.
Banorët e lagjes denoncojnë se shtëpia e Don Agaçios po rinovohet nga puntorët e Bashkisë Roskovec. “Majlinda me shpirt djalli” po i rinovon banesën Don Agaçios, për ta përdorur si sekser tek Rama për të siguruar rikandidimin”. shkruhet ndër të tjera, ndërsa ngrihen dy pyetje.