Mesazhi i Kryemadhit për Ramën: “Mos pi mall, bëj palestër”

E Enjte, 25 October 2018 22:25

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një lidhje direkte  në emisionin “Të Paekspozuarit “ ka akuzuar kryeministrin Edi  Rama si përdorues droge, madje u shpreh  se ajo di edhe cilësinë që merr.

Kryemadhi vijoi më tej duke thënë se ka ardhur koha që Rama të dëgjojë këngën ‘Mos pi mall, bëj palestër’....

Gjithashtu Monika Kryemadhi,  i është përgjigjur kryeministrit  Edi Rama edhe  pas deklaratave të këtij të fundit, ku Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin i paraqiti si aktor filmash .

‘Batutat e Ramës edhe hynin në loje, batutat e tij janë shterp, nuk prodhojnë asgjë. Rama tashmë është i nervozuar. Problemet e brendshme dhe faktori ndërkombëtar e kanë bërë të jetë në një presion të madh. Ka ardhur koha që Rama të dëgjojë këngën, mos pi mall, bëj palestër. Ti kthehet sportit. Sot shqiptarët nuk kanë më shprese. Rama premtoi 300 vende pune, ka larguar 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria. Izaura përfundoi e lumtur me burrin e vetë, ndërsa Leoncio që është Rama vrau veten’, tha Kryemadhi.

Login to post comments