×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Basha: Votat janë blerë kudo, Parlamenti është ilegjitim

E Enjte, 25 October 2018 22:30

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndërhyrë ‘live’ në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 e quajti parlamentin dhe qeverinë ilegjitime sepse sipas tij nuk kanë ardhur nga vullneti i popullit por nga blerja e votës.

Sipas tij shumica e bashkëpunëtorëve të Ramës, ministra, deputetë apo edhe kryebashkiakë, janë përfshirë në një krim siç është krimi elektoral.

“Të gjitha provat ligjore të mbledhura në procesin hetimor të nisur nga prokuroria ku gjatë përgjimit të bandave kriminale siç është banda e Avdyljave apo Ndoka kanë rezultuar dhjetëra orë bisedime telefonike dhe mijëra sms të shkëmbyera mes trafikantëve, banditëve me politikanë përfshirë Edi Ramën”, tha Basha.

Login to post comments