Nga Oerd Bylykbashi
Askush si Edi Rama nuk ka "reformuar" krimin me qellim t'i jape fasade "ligjshmerie" dhe imunitet.
Edi Rama pretendon se "crrenjosi" kanabisin me aplikim" teorish ekonomike" te tregut te lire. Oferta e larte e kanabisit qe me lejen e Rames u mboll ne te gjithe Shqiperine, e uli de facto cmimin e blerjes se tonelates se hashashit nen koston e kultivuesve. Kultivuesit nuk kishin leverdi te mbillnin ngaqe dilnin me humbje, sepse depot e shumices ishin plot per shkak te superprodhimit te meparshem. Kete e quan Rama lufte e sukseshme kunder kanabisit.
Edi Rama kerkon te mbylle gojen e opozites, medias dhe publikut per te vertetat lakuriqe te lidhjes se tij, ministrave dhe kryebashkiakeve te tij me krimin dhe korrupsionin, nepermjet "instrumentash" financire.
Sa me shume te verteta thua, aq me shume gjoba per shpifje propozon Rama. Pra duke e bere te verteten mall luksi, ai perpiqet te kufizoje qarkullimin e saj ne treg te lire te fjales se lire. Kete Rama e quan reforme kunder shpifjes.Pas rremujes se Fundit te Marrezise qe premtoi mbylljen e lojrave te fatit por i katerfishoi nga 900 ne 4000 pika, ka vendosur ta reformoje sistemin duke e monopolizuar tregu dhe nga 4.000 pika bastesh dhe kazino, ta kaloje on-line ne 500.000 celulare dhe me pas monopolin t'ia jape me koncension njerezve te tij. Kete quan lufte reformatore kunder lojerave te fatit.
Reformatori i madh fiskal, nderkohe qe leku ka avulluar nga xhepat e shqiptareve tek 4-5 oligarket e Rames, propozon t'i ngaterroje shqiptaret me parane virtuale on-line. Po na mendoka te rregulloje tregun e kriptovalutes. Nderkohe qe te gjitha institucionet financiare boterore jane te shqetesuara per monedhat virtuale, Rama "reformatori"po kerkon t'ua shese kete flluske shqiptareve. Nuk mjafton rrjepja me kazinote dhe bastet on-line, por do qe t'i fuse ne grope edhe me parane fantazem. Dhe me ate rast te ricikloje parane qe kane grumbulluar nga krimi, droga dhe korrupsioni. Edhe kete e quan reforme.
Prisni s'e nuk keni pare ende menxyrat e tjera qe do te vijne!