Nga Mina Hysa
Edi Rama, kryeministri në ikje, nga viti 2013 së bashku me taborrin e oborrit të vet ka mbajtur pushtetin fal propagandës së blerë dhe tredhur nga presioni duke manipuluar publikun, por së fundmi ka kuptuar se jo çdo gjë mund ta kontrollojë atëherë kur zullumi trashet. Është kryeministri më i dështuar në 28 vjet pluralizëm, me një kabinet që realisht nuk ka bërë asgjë në interesin qytetar (në përmirësimin e ekonomisë, vendosje të rendit, shkollim më të mirë, rritje të pagave dhe pensioneve etj), veç ndihmës ndaj oligarkisë dhe shërbimeve ndaj krimit dhe nuk ka asnjë premtim të mbajtur ndaj qytetarëve. Sikur të mos mjaftonte kjo, çdo ditë në sytë e opinionit publik del nga një skandal i denoncuar nga opozita, por dhe një pjesë e medias kryesisht ato online dhe kryeministri shqetësohet tej mase nga kjo çfarë po i ndodh. Nuk ka mundur të bllokojë publikimin e skandaleve dhe kur e kuptoi që e ka të pamundur nisi intimidimin e medias përmes presionit indirekt të atyre që i zotërojnë dhe gazetarëve që në përballjen direkte me të e ngacmonin me pyetje të cilat Rama nuk i përballon dhe humb toruan duke shpërthyer si dhe mbulohet nga djersët.
Median, nisi ta quajë kazanë mediatikë, u akuzonte për shpifje, mos profesionalizëm a thua se këtë të vërtet e zotëron Edi Rama për ta thënë!
Në praktikën e tij, që di të bëjë më mirë Rama duke joshur mediat, ishte dhe veprimi më i fundit i udhëtimit të Air Albania një kompani që veç emrin ka të tillë ku mori kazanin mediatik të rreshtuar pro tij kryesisht (pasi pati dhe nga ato që kanë bërë opozitë) dhe e futi brenda në avion. Por sërish miza e shqetëson kryeministrin.
Duke e pasur të pamundur ti kontrollojë të gjithë, kryeministri së fundmi ka dal duke kërcënuar se do të bënte gati paketën antishpifje e cila do të diskutohej në grupin e PS dhe më pas do të konkretizohej gjithçka.
Duke e pasur të pamundur ti përgjigjet debatit publik, shpërthimit të rrjetit social ndaj tij dhe të portaleve, Rama ka vendosur ti kërcënojë të gjithë me burg.
Kjo sigurisht na kujton nenin “55” në kohën e diktaturës kohës së atit shpirtëror të Ramës, diktatorit Hoxha, por na kujton dhe dhunën që Erdogan një mik i kryeministrit në ikje ka ndërmarrë në Turqi duke mbyllur me dhjetëra media, arrestuar gazetarë dhe dënuar madje dhe me burgim të përjetshëm.
Tashmë që petët e lakrorit të skandaleve të Ramës janë hapur, kryeministrit nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të sillet si ati i tij shpirtëror Enveri të rikthej nenin “55”, dhe sillet si miku i tij Erdogani.
Prova e parë u dha me Akil Krajën!
Deklarata e Krajës, e datës 15 nëntor 2017, përqendrohej te shqetësimi i mungesës së transparencës në negociatat për privatizimin e UKT nga Bashkia, por edhe rritjen e çmimit të ujit me mbi 40%. Këshilltari i PD, e quajti rritjen e çmimit si një aferë, duke u mbështetur edhe në disa deklarata të vetë Veliajt, ku ishte “betuar” publikisht se çmimi i ujit nuk do të rritej në Tiranë pavarësisht vendimit për privatizimin apo jo të UKT. Pra, këshilltari i Partisë Demokratike, i denoncuar nga kryebashkiaku i Tiranës mashtrues, i tillë themi pasi nuk ka mbajtur premtimet ndaj qytetarëve, dënohet me gjobë për shpifje nga drejtësia nën kontroll dhe presion nga Rilindja!. E përse u dënua Akil Kraja?! U dënua sepse deklaroi se çmimi i ujit në Tiranë është ngritur. A mundet ndonjë, qoftë më kamikazi i Veliajt dhe Ramës të pohojnë të kundërtën?!
Paturpësisht, jo profesionalisht, Gjykata i jep Veliajt të drejtë dhe akuzon Akil Krajën sa ka shpif dhe i ka shkaktuar kryebashkiakut të Tiranës, “Një turbullim të padrejtë të gjendjes shpirtërore” se dhe “cënim të nderit dhe personalitetit të tij”!.
Ky vendim, është një alarm i madh që duhet të jepet dhe duhet të ngrejë të gjithë shoqërinë pasi jemi para një momenti kritik të kthimit të censurës hapur përmes vendimeve arbitrare të drejtësisë së kontrolluar nga qeveria aq më tepër kur Rama paturpësisht kërkon të bëj dhe një ligj në shkelje kushtetuese siç e quan ai Paketa Antishpifje. Sa jemi në kohë duhet reaguar pa u bë vonë, nesër nuk do dimë nëse do i bëjmë ballë kësaj marrie dhe kërcënimi që po na bën kryeministri. Rama siç duket është në depresion dhe ka ndërmend ta çoj më tej këtë nisëm ndaj duhet ndalur. Ai ndoshta e miraton ligjin pavarësisht se sipas ekspertëve bie ndesh me Kodin Penal dhe Civil, por në këtë vakum kushtetues kur nuk kemi asnjë garant të na e sqarojë Edi Rama mund të bëj çdo marri dhe shkelje kushtetuese! Do e bej ndoshta dhe për zhurmë dhe për të tërhequr vëmendjen nga skandalet. Sidoqoftë, sinjalin e parë e dha përmes AKEP teksa tentoi të mbyll me dhjetëra portale, veprim që u dënua dhe nga ndërkombëtarët përmes zyrës së OSBE. Duhet t’i themi stop censurës ne media dhe rrjetet sociale dhe rikthimit të nenit “55”, për të cilin në komunizëm mjaft shqiptarë të pafajshëm u dënuan!