Deputeti demokrat, Aldo Bumçi, thotë se kthimi i opozitës në parlament si fasadë nuk është zgjidhje.
Bumçi: Numrat Rama i ka, është një parlament ilegjitim i prodhuar nga një Shqipëri e mbjellur me drogë. Italianët mbikqyrën nga ajri vetëm 17% të territorit shqiptar ku identifikuan 2086 parcela.
Teksa Ambasadori austriak në Tiranë apeloi opozitën për këtë çështje, Bumçi ka këtë koment:
Bumçi: Po të ishim në Austri patjetër. Brenda PD-së ka zëra kritikë janë vetëm në një qëndrim, që opozita duhet të jetë dhe më radikale. Nuk ka asnjë zë që kërkon që ne të kthehemi në parlament. Në takimet me qytetarët nuk na kërkojnë të kthehemi në parlament por të djegim mandatet, të dalim në rrugë.Është thirrja që na bëhet çdo ditë.Shqipëria e mbushur me drogë nuk ka qenë kurrë si në 2016-2017. Kemi zgjedhje të blera, zgjedhje nën kërcënimin e armës dhe ofertës për të shitur votën.
Aldo Bumçi thotë se Partia Demokratike dhe opozita do të hyjnë në zgjedhje, por asnjëherë si ato të një viti më parë.
Bumçi: Patjetër që do të hyjmë në zgjedhje, nuk ka demokraci pa zgjedhje dhe nuk kërkon njeri të marrë drejtimin pa zgjedhje. Por zgjedhje siç e provuam vjet me krimin, drogë, policinë e bërë njësh dhe Edi Ramën si garant dhe arkitekt i këtij sistemi, zgjedhje nuk ka. Sot ka një zgjidhje, zgjidhja e ka emrin rrugë. Nuk është më parlamenti zgjidhja dhe shpresa.
Por a ka frikë PD se do ta tradhëtojë LSI?
Bumçi: Absolutisht jo.