Në sesionin e 20-të Forumit ndërkombëtar të Crans Montana që ka nisur dje në Gjenevë (24-28 tetor) ku shqiptarët nga Ballkani po përfaqësohen denjësisht nga liderë dhe personalitete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës në këtë samit botëror po marrin pjesë edhe shumë liderë nga Ballkani dhe vendet tjera botërore, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka dalë kundër idesë së ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas shkrimtarit tonë të madh Ismajl Kadaresë i cili tha troq se “Idea për ndarjen e Kosovës, është e rrezikshme!” , rreth kësaj ideje Vuçiq-Thaçi sot nga Gjeneva ka goditur fort presidentin e Kosovës. Sali Berisha duke e quajtur presidentin e Kosovës argat të “Serbisë së Madhe”.
Madje, ka thënë se nuk duhet që Lugina e Preshevës të përdoret për tregti ndërmjet dy shteteve e aq më pak të preken kufijtë e Kosovës që janë njohur ndërkombëtarisht nga 115 shtete.
Presidenti i Forumit Ndërkombëtar Carteron pas fjalimit të Berishës:
Milosheviçi nuk ishte vetëm diktator e kriminel, por dreqi më i madh në Ballkan. Këtë e kishte hetuar kaherë doktor Rugova
Në ditën e dytë, të këtij samiti me karakter ndërkombëtar në Gjenevë ka marrur fjalën edhe ish-presidenti shqiptar Sali Berisha i cili ka kritikuar Aleksander Vuçiqin duke e quajtur zëdhënës i diktatorit serb Milosheviç por edhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi.
Berisha në fjalimin e tij në Gjenevë, duke refuzuar ashpër lëvizjen e kufijve të Kosovës, para dhjetëra burrështetasve, kryeministrave dhe ministrave botëror tha se “fatmirësisht ideja e Vuçiqit dhe Thaçit rreth te ashtuquajturit “korrigjim” i kufijve nuk po has në përkrahje në Kosovë në rend të parë tek kryeministri i tij, pastaj as të popullatës dhe liderëve tjerë qoftë në Preshve apo Tiranë dhe tek komuniteti ndërkombëtar..”, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Ish-kreu i shtetit shqiptar nuk ka kursyer fjalët e mira për skenën politike, e cila po u reziston përpjekjeve të Thaçit për ndryshim kufijsh.
Sipas tij “këta të fundit në dhunim flagrant të Kushtetutës së Kosovës, pa asnjë mandat kushtetues servirin, tregojnë për llogari të serbomadhisë këtë ide si origjinale të tyre”, ka thënë Berisha.
“Unë e kam kundërshtuar dhe e kundërshtoj këtë ide si antishqiptare, pavarësisht se tani Beogradi kumboret e saja ua ka varë në qafë, flamurin e saj ua ka besuar kësaj radhe argatëve të tij albanofobë në Prishtinë” ka ne vazhdim z.Berisha.
“Me këtë rast përshëndes forcat politike të Kosovës dhe ndërkombëtarëve, miqve tanë që ndihmuan dhe kontribuuan çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj me këta kufij që janë sot, për qëndrimin e tyre ndaj kësaj ideje tejet të rrezikshme në radhë të parë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Sipas mendimit tim pas kësaj ideje të Thaçit qëndron Vuçiqi, pas Vuçiqit, Rusia me qellim të realizmit te apetiteve serbomedha, ëndrrave të diktatorit të ”fundit evropian, kryekriminelit serb Sloboda Milosheviç.
Qëndrimet e mia janë denoncime të hapëta, të prera, të projektit të Serbisë së Madhe dhe zhbërjes së Republikës së Kosovës, integritetit të saj territorial, sovranitetit në të gjithë territorin e saj, zhbërjes së pavarësisë, Kushtetutës, njohjeve, dhe dokumenteve ndërkombëtare mbi bazën e të cilave qëndron Kosova shtet i lirë i pavarur. Prandaj, populli ynë duhet të jenë sy qelë dhe të e këtë kujdes se projekti për ndarjen e Kosovës është i qarte i përdatur nëBeograd takimet sekretë të Thaçit ne Bruksel dhe qe pritet te përforcohet në Paris, në fillim të muajit të ardhshëm. Pra, kujdes, Vuçiqi përmes Thaçit po realizon idenë e Milosheviçit për “Serbinë e madhe!..” ka thënë në fund Berisha.
Fjalimi prej dhjetë minutash i dr. Sali Berishës sot në samitin botëror në Gjenevë u përshëndet me duartrokitje të gjata frenetike, saqë masa u ngrit ne e këmbë në ndjenjë respekti. Presidenti i Forumit Ndërkombëtar Crans Montana Jean-Pole Carteron pas fjalimit te Berishës si plotësim i fjalimit të Berishës, për t’i dhënë kapak si thonë, diskutimit te tij, tha para te pranishmeve se “Zoti Berisha, Milosheviçi nuk ishte vetëm diktator e kriminel, por dreqi më i madh në Ballkan. Këtë e kishte hetuar kaherë doktor Rugova, arkitekt i pavarësisë së Kosovës, prandaj edhe kishte alarmuar komunitetin ndërkombëtar.”