“Dy pyetje për policinë dhe SHISH”/ Idrizi: Varrezat greke qëllimisht vend konfliktesh

Hënë, 29 October 2018 14:11

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka reaguar sërish sot për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Bularat.

Idrizi tha se për shume arsye por dhe që të parandaloheshin ngjarje të tilla PDIU e ka kundërshtuar ngritjen e Varrezave të Ushtarëve Grekë që erdhën si pushtues në territorin e Shqipërisë .

“Ngritja e këtyre varrezave  dhe dhënia e Statusit te Varrezave Historike dhe shndërrimi i tyre në vend Pelegrinazhi çdo vit, kanë gjallëruar qarqet ekstremiste Greke të Vorio Epirit si në rastin e djeshëm, por dhe të patrioteve shqiptar të cilëve u hiqet e drejta e protestës dhe ndalohen nga policia “ u shpreh Idrizi, ndërsa theksoi se marrëveshja për toponimet, ligji për minoritetet por edhe ngritja e varrezave greke u bë në mungesë të plotë të reciprocitetit mes dy vende.

Festa e Greqisë mund të festohet në Greqi e jo me ekstremiste të importuar në varre imagjinare ushtarësh pushtues greke dhe që  lëvizin të lirë duke rrezikuar integritetin tonë” vijoi më tej kreu i PDIU.

Referuar 35 vjecarit të vrarë nga RENEA, Idrizi u shpreh se ky është rasti për të  ngritur alarmin prr Institucionet e sigurisë Kombetare , se si është  e mundur që persona të tillë që në profilet e tyre e tregojnë hapur që jane ushtarë të Vorio – Epirit nuk ndalohen. Ndërsa iu drejtua më dy pyetje Ministrisë së Brendshme dhe SHISH-t:

A janë ndaluar me datë 25 Tetor nga policia e Shtetit në pikën e Kakavijës anëtarët e bandës së Vorio – Epirit shtetasit Grek Mondis Kokalias dhe Theodhoros Asvestopulos për 4 orë ?

A janë liruar më pas këta shtetas me ndërhyrjen e Konsullit Grek të Gjirokastrës ?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...