Deputeti i PD-së, Klevis Balliu i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka deklaruar se shumë shpejt kjo mazhorancë do të përballet me opozitën dhe me popullin.
I pyetur nga moderatori Alen Xhelili se si do të jetë kjo përballje, Balliu tha se ajo do të jetë frontale dhe totale.
‘Diskutuam për situatën aktuale politike, diskutuam për organizimin e partisë si dhe për mundësitë dhe hapat që do të merren në të ardhmen e shpejtë. Organizimi del i shkëlqyer sepse sot po lind një shpresë që është rrëzimi i Edi Ramës dhe rikthimi i rindërtimit dhe zhvillimit. Përballja me këtë mazhorancë po afron do të jetë një përballje frontale dhe totale. PD i ka shpallur një luftë të hapur bandave dhe do ti shkojë në fund me çdo çmim.