Pa protestave të qytetarëve të Hasit edhe ata të Kukësit e kanë pritur me revolta kryeministrin Edi Rama. Nën thirrjet ‘Rama ik, Rama ik, Turp, turp, turp’.
Me qindra kuksianë janë mbledhur në shesh dhe kanë protestuar kundër Edi Ramës dhe taksave të tij. Ndërsa në drejtim të eskortës së kryeministrit qytetarët kanë hedhur dhe flakadanë.
Është dashur ndërhyrje e forcave të shumta të policisë të cilët nuk kanë lejuar turmën t’i afrohet kryeministrit.
Rikujtojmë që në çdo qytet të vendin Rama dhe qeveria e tij janë pritur me protesta.