Mashtrimi i policisë se shpëtoi turistët sjell reagimin e ish-kryeministrit Berisha

E mërkurë, 31 October 2018 19:27

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi të neveritshme mashtrimin e policisë së Shtetit se ishte ajo që shpëtoi dy turistët çek që humbën në zonën e Thethit. Sot u bë e ditur se turistët u shpëtuan nga banorët e zonës dhe jo nga policia, sikundër u kujdes të shpërndante zyra e shtypit e uniformave blu.

Ja postimi i plotë i ish-kryeministrit

Nje nderim per tre djemte e Thethit qe shpetuan turistet anglez!

Nje turp tjeter i Narkopolicise qe mashtron shqiptaret se i shpetoi ajo!

Te dashur miq, bazuar ne nje njoftim fallco te narkopolicise, mediat njoftuan dje se dy turiste humben buze nje gremine dhe se ata ne rrezik te madh per jeten i gjeti dhe i shpetoi narkopolicia.

E verteta ishte se vertet dy turist anglez humben rrugen dhe mbeten pa orjentim ne 2000 m lartesi ne majen e Jezerces. Por ata nuk i shpetoi policia por i shpetuan tre djem te Thethit dhe konkretisht Çesk Berishta, Nikoll Djegsina dhe Françesk Harusha, te cilet u njoftuan per humbjen e orjentimit nga ana e tyre dhe u nisen, i gjeten dh i shprtuan.

Le te shprehim ne nderimin tone te thelle ketyre tre djemve guximtar per operacionin e tyre te suksesshem te shpetimit te jeteve te dy turisteve por dhe te denojme mashtrimin e paskrupullt te narkopolicise, e cila ne vend te falenderimit te djemve te Thethit paturpesisht merr meritat e tyre!

Per hollesi me te medha lexoni raportin e gazetarit Senad Nikshiqi publikuar ne BW. ab

Aventura e rrezikshme/ Flasin turistët anglezë të shpëtuar në Theth
Senad Nikshiqi | 31 Tetor, 2018 16:24 | 631 shfletime
SHKODER -Një smartphone me pak bateri të mbetur, një zjarr për të mbajtur larg egërsirat dhe tre shqiptarë me zemër të madhe dhe shpirtin e sakrifices për mos ti lënë në mëshirë të fatit në lartësinë 2000 metra në Majën e Jezercës. Kështu mund të përmblidhet aventuara e çmendur e Chris dhe Sanne, burre e grua nga Anglia, 33 dhe 27 vjec.

Pasi kishin udhëtuar për 10 orë ka mjaftuar një orientim i gabuar, dhe e kanë parë veten të humbur mes maleve.Pasi shpëtuan dhe u kthyen shëndoshe e mire në kamping, Chris Simm dhe Sanne Carbaat rrëfejne se udhëtimi magjepsës në natyrën e bukur shqiptare u shnderrua në makth

“Gjatë ecjes tek Bar Simoni që është përgjatë këtij rrugëtimi ne jemi ngatërruar dhe jemi futur djathtas në vend që të shkonim majtas sepse shenjat e orientimit nuk ishin të mira. Kemi ecur nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 të pasdites”

“Në momentin që humbëm, ishte mjegull, ishte terren i rrëshqitshëm ne çdo cep U bë shumë e vështirë pastaj për shkak të ftohtit, erës apo edhe shiut. Nuk e dinim ku ishim”

Tri djem nga Thethi, Çesk Berishta, Nikoll Djegsina dhe Françesk Harusha i gjetën ata. Djemtë i njoftoi Loren Nikaj, vajza që i kishte mbajtur turistët për dy ditë në kampingun e saj në Shkodër dhe që mori e para mesazhin prej tyre. Loren njëherësh njoftoi edhe policinë, e cila I kërkoi Çesk Berishtës, nje vendasi që të ndihmojë pasi e njeh mire zonen

Aventura e rrezikshme/ Flasin turistët anglezë të shpëtuar në Theth

Burre e grua hedhin poshtë versionin zyrtar të policisë se ata i shpëtuan efektivët duke thënë se shpëtimi erdhi vetëm nga djemtë e Thethit…

Ne nuk na gjeti policia por Çesku, Niko dhe Françesku, pra tri djem nga Thethi. Pastaj ne folëm me Loren dhe i treguam se djemtë na gjetën. Kur erdhen ishin shume te sjellshem na thane s’ka problem mos u shqetesoni dhe se do kthehshim me ta”


Ne nuk kishim frikë për jetën sepse nuk e dinim se aty ka ujqër dhe arinj Menduam se ishim më afër një zone të banuar dhe kur ndezëm edhe zjarrin na iku pak frika nga egersirat”
Çifti britanik do largohet me mbresat më të mira për Shipërinë pas gjestit heroik të tri djemve nga Thethi…
Njerëzit në Theth jane shumë të mirë , na ndihmuam shumë. Ne po largohemi me impresionet me të mira nga Shipëria. Sikur të kishte më shumë shenja gjatë rrugës do ishte më mirë dhe sikur shpëtimi jonë të ishte bërë me helikopter edhe pse më shtrenjtë do ishte edhe më mirë”.
Numri i turistëve të huaj në Theth vjen duke u shtuar nga viti në vit ndërsa shërbimi i strukturave shtetërore, angazhimi dhe kapacitetet në raste të tilla kur ata ndodhen në vështirësi janë minimale.
Është e disata herë që banorët e zonës kthehen në heronj duke i shpëtuar jetën turistëvë që bllokohen mes maleve nga bora apo që humbin rrugën duke bërë në fakt punën e institucioneve.
(BalkanWeb)

Etiketa: Chris Simm Loren Nikaj Sanne Carbaat
TË NGJASHME

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...