Tallja e Ramës me ish vartësit ka arritur kulmin. Një javë pasi shkarkoi zëvendës Ministrin e Arsimit Ervin Demo, pas denoncimit në media për plagjiature, Rama ka emëruar në këtë post personin që bëri denoncimin.
Nga sot, zëvendës Ministër Arsimi do jetë Taulant Muka, i riu që për më shumë se një jave doli sa në një media në një tjetër për të bërë publik investigimin e tij.
Por ajo që po mban nën tension socialistët e sidomos ata të Tiranës, është fakti se Taulant Muka, ka denoncuar për plagjiature edhe kryetaren e PS-së së kryeqytetit dhe deputeten Blerina Gjylameti.
Anëtarët e kësaj partie janë në ankth nëse Taulant Muka do të emërohet apo jo nga Rama në pozicionin e kryetarit të partisë fillimisht dhe deputet më pas në vend të Gjylametit.