" Italia nuk ka arsye të shtojë një ha** në burgjet e saj"

E Enjte, 01 November 2018 15:23

Edhe deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar pas konferencës për shtyp të ish ministrit të Brendshem Saimir Tahiri ku ai prezantoi disa dokmenta italiane që kanë lidhje me hetimin e tij.

“Audi "AA 003 GB", nuk i është vënë në dispozicion bandës duke shkelur ligjin italian të deklarimit të pasurive, por çdo ligj shqiptar, moral e të shkruar”, shkruan deputeti demokrat në një shenim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë i Strazimirit:

Pse "Saje qorrin", "anti-oligarkun" nuk e shpëton dot Arta Marku, siç nuk e shpëtoi dot Donald Lu e siç nuk e shpëtojnë dot as "letrat italiane"?
Sepse:

- Audi "AA 003 GB", nuk i është vënë në dispozicion bandës duke shkelur ligjin italian të deklarimit të pasurive, por çdo ligj shqiptar, moral e të shkruar!

- Arrestimi i komisar Dritan Zaganit për t'i hapur rrugë bandës, siç e kërkoi banda, sepse Zagani po ndiqte bandën, nuk është bërë nën juridiksionin italian, por nën atë shqiptar.

- Diamantet, byzylykët, skafet e jahtet e paguara nga banda, janë bërë në këmbim të mburojës ndaj policisë shqiptare, në shkelje të ligjeve shqiptare, nën juridiksionin shqiptar, jo nën atë italian!

- Organizimi, përkrahja mbrojtja e bandave kriminale për të mbjellë 217 mijë hektarë me drogë, e më tej mbështetja me polici për ta përpunuar, magazinuar e transportuar, është kryer në territorin shqiptar jo në atë italian, në shkelje të ligjeve shqiptare, jo të atyre italiane.

Dhe në fund,

- me të paktën 5 milionë euro të paguara nga banda për fushatë elektorale janë blerë vota shqiptarësh, jo italianësh, janë grabitur zgjedhjet në Shqipëri, jo në Itali!

Italia të jep rezultatet e ndjekjes 4 vjeçare të bandës, kryer me paratë e taksapaguesve italianë, nga policë italiane, përmes provave, përgjimeve e hetimeve, dhe të thotë "ja ku i ke, VEPRO!!!"

Italia nuk ka asnjë arsye as ligjore e as interesi, të shtojë një hale' më shumë për të mbajtur me bukë në burgjet e saj....
Shqipëria PO! Haletë e Shqipërisë janë rrugëve, bredhin me kalë, japin mend dhe urdhra jo vetëm në emër të qeverisë, por edhe të ... prokurisë!

Haletë e Shqipërisë po përgatisin një të ardhme "të ndritur" për fëmijën tënd, në vendin ku ligjin e bën "Xhuxhi", " qorri", "Gonia" e "Baballa"!!!
KAQ!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...