Berisha: Skandal! Rama miraton në fshehtësi kodin për mbrojtjen e ‘narkoqeveriasë’

E Enjte, 01 November 2018 15:38

‘Filtër kundër destabilizimit, parlamenti forcon imunitetin e deputetëve’ ky është titulli i një prej lajmeve më të fundit të ‘BIRN’ të cilin Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar në profilin e tij në Facebook.

Bashkangjitur me këtë lajm Berisha shkruan se Edi Rama ka miratuar në fshehtësi kodin mburoj për ‘narkoministrat’ dhe ‘narkodeputetët’ e tij.

Këto rregulla të miratuar ngaRama në fshehtësi, për ish-Kryeministrin janë antikushtetuese dhe antiligjore.

Postimi i plotë:

Skandal Klamoroz!

Edvin Kristaq Krimi dhe Narkomazhoranca e tij kane miratuar ne fshehtesi kodin mburoj te krimit te narkoministrave dhe narkodeputeteve te saj!

Te dashur miq, ne nje akt te pashembullt te botes se lire, kreu i meduzes se krimit te organizuar Edvin Kristaq Rama, i tmerruar nga krimet e tij dhe te narkomazhorances se tij, ka miratuar ne fshehtesi rregulla parlamentare antikushtetuese dhe antiligjore, me te cilat mazhoranca bllokon kerkesat e prokurorise per heqjen e imunitetit te ministrave dhe deputeteve te saj te lidhur me krimin dhe korrupsionin. Kete vendim antikushtetues te bllokimit te drejtesise, shkaterrimtar per procesin e integrimit europian te Shqiperise, Edvin Kristaq Krimi e ka marre ne fshehtesi te plote nepermjet byrose parlamentare vetem me votat e deputeteve te tij trafikant, te lidhur kembe e krye me krimin.

Ai mori kete vendim pasi opozita hodhi poshte ne parlament amendamentin famezi Balla/Bego/Yaris, me te cilin kerkohej qe parlamenti te merrte funksione te cilat kushtetuta ja ka caktuar ekskluzivisht vetem gjykates.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt antikushtetues si nje mburoje te turpshme shteterore te krimit te pushtetareve kriminele, ju bej thirrje qytetareve shqiptar te ngrihen dhe me pergjegjesite e tyre para vendit, guximin, trimerine te bejne cope e çike imunitetin e pushtetareve kriminel dhe te çelim dyert e mbyllura nga Edi Rama te hapjes se negociatve me Bashkimin Europian.

Ketu me poshte keni hetimin e gazetarit investigativ per kete superskandal. sb

“Filtër kundër destabilizimit”, parlamenti forcon imunitetin e deputetëve

Publikuar në : 22:45 - 31/10/18 |

Në prill 2018, Kuvendi i Shqipërisë miratoi një “kod sjelljeje” për deputetët e vet, në të cilën shkruhet se deputeti nuk duhet të abuzojë me imunitetin parlamentar, duke e përdorur atë për të penguar një arrestim të mundshëm.

Gjashtë muaj më vonë, shumica socialiste në Byronë e Kuvendit ka miratuar një komentar mbi këtë kod sjelljeje, ku neni i ndalimit të abuzimit me imunitetin duket se interpretohet në mënyrë krejt ndryshe.

Komentari i quajtur “Udhëzuesi i Detajuar për Sjelljen në Kuvend” është miratuar nga Byroja me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm Genc Gjonçaj pa shumë zhurmë shtatorin e kaluar dhe në tëaludohet se një kërkesë e mundshme nga prokuroria për arrestimin e një deputeti mund të përbëjë edhe një komplot për destabilizimin ose cenimin e pavarësisë së kuvendit.

Dokumenti merr përsipër të interpretojë legjislacionin aktual dhe procedurën e ndjekur deri tani mbi heqjen e imunitetit parlamentar me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, duke deklaruar se procedura “përbën një filtër verifikimi” për të shmangur rrezikun që kërkesa për arrest të jetë komplot për destabilitet.

Kjo duket se është tentativa e dytë e socialistëve në pak muaj që synon forcimin e imunitetit parlamentar që kur shumica socialiste refuzoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Ky mekanizëm procedural është mbrojtje e veçantë ligjore, kur ndaj tyre kërkohet masa earrestit, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimi i kontrollit personal të banesës ngaorgani i akuzës dhe që shërben si filtër i verifikimit, nëse kërkesa synon presionin,destabilizimin, ose cenimin e pavarësisë së institucionit”, shkruhet në dokument.

“Dispozitat procedurale, që parashikojnë rregullat dhe mënyrën e shqyrtimit dhe lëshimit të autorizimeve për kufizim të të drejtave të deputetit, kanë si qëllim që, nëpërmjet procedurave,të verifikohet nëse kërkesat e paraqitura nga organe që përfaqësojnë pushtete të tjera tëpavarura, synohet ose tentohet që nëpërmjet goditjes së individit, të dëmtohet ose tё preket funksionimi normal dhe pavarësia e institucionit,” vijon më tej argumenti.

Kodi i Sjelljes së Kuvendit mbi imunitetet thotë:

Kufizimi i imunitetit

  1. 1. Deputeti nuk duhet të përfitojë nga imuniteti i tij për të penguar veprimet e drejtësisëpër të kërkuar arrestin, heqjen e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personala të banesës për kryerjen e një krimi të rëndë, përfshirë korrupsionin dhe shpërdorimin edetyrës. Neni 19.

Komentari mbi Kodin e Sjelljes së Kuvendit mbi imunitetet thotë:

“Ky mekanizëm procedural është mbrojtje e veçantë ligjore, kur ndaj tyre kërkohet masa e arrestit, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimi i kontrollit personal të banesës nga organi i akuzës dhe që shërben si filtër i verifikimit, nëse kërkesa synon presionin, destabilizimin, ose cenimin e pavarësisë së institucionit.

Dispozitat procedurale, që parashikojnë rregullat dhe mënyrën e shqyrtimit dhe lëshimit të autorizimeve për kufizim të të drejtave të deputetit, kanë si qëllim që, nëpërmjet procedurave, të verifikohet nëse kërkesat e paraqitura nga organe që përfaqësojnë pushtete të tjera të pavarura, synohet ose tentohet që nëpërmjet goditjes së individit, të dëmtohet ose tё preket funksionimi normal dhe pavarësia e institucionit. Neni 15

Në janar të këtij viti, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, propozoi një amendim në rregulloren e Kuvendit me argumentin se procedura e heqjes së imunitetit ndaj arrestit ishte e paqartë. Sipas ndryshimit të propozuar, Prokuroria duhet të shoqërojë kërkesën për lejim arresti me “prova” ndërsa Kuvendi (d.m.th. shumica parlamentare) fiton të drejtën të gjykojë mbi vlefshmërinë e provave.

Socialistët duket se u tërhoqën nga propozimi pas kritikave të opozitës, e cila e shpalli atë një nismë që synon ta kthejë kreun e shumicës parlamentare në gjykatës të provave të prokurorisë.

Socialistët janë forca e parë politike që u përball me një kërkesë të drejtpërdrejtë nga Prokuroria e Përgjithshme për arrestimin jashtë kushteve të flagrancës së një deputeti, ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili në atë kohë, ishte nën hetim si në Shqipëri ashtu edhe në Itali për bashkëpunim me organizatën e trafikut ndërkombëtar të drogës të njohur si “Vëllezërit Habilaj”.

Kodi i Sjelljes së Kuvendit është një dokument i miratuar në prill të këtij viti, në të cilin, në lidhje me imunitetin shkruhet se deputeti nuk duhet të “abuzojë” me imunitetin “për të penguar veprimet e drejtësisë”.

Rastet e abuzimit me imunitetin parlamentar nuk është se nuk ekzistojnë. Në tetor 2014, policia shqiptare ishte duke kryer një operacion kundër trafikut të drogës i njohur me kodin “Laguna e Vilunit”. Dokumente të zbuluara më vonë nga media treguan se ish-deputeti MarkFrroku kishte përdorur imunitetin parlamentar për të ndaluar policinë në arrestimin e një të dyshuari.

Ndryshe është rasti i supozuar nga komentari mbi kodin e etikës parlamentare. Deri tani nuk njihet ndonjë rast në të cilin, prokuroria të ketë kërkuar arrestimin e një deputeti si pjesë e një komploti kundër stabilitetit të kuvendit./Gj.Erebara/

Burimi: BIRN

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...