Rama na tha se taksa e "Kukësit" do eliminonte aksidentet, sot vdiqën 2 persona

Premte, 02 November 2018 17:35

Edi Rama deklaronte në fushatën disa mujore të bindjes së popullit për të paguar taksën e  Rrugës së Kombit se tarifa do të ndikojë edhe në uljen e  aksidenteve rrugore në këtë segment. Pra, sipas Ramës, shqiptarët do të paguanin 10 euro që një pjesë e tyre do të shkonin për të rregulluar mangësitë në Rrugën e  Kombit dhe në këtë mënyrë edhe aksidentet do të uleshin.

“Për sa kohë që qeveria nuk do të kuptojë, ose do të bëjë sikur nuk kupton që numri i madh i aksidenteve nuk është i lidhur me policinë, apo me qytetarin, por është i lidhur me gjendjen fizike të rrugëve, kjo gjendje nuk mund të përmirësohet ndjeshëm” shprehej Rama përballë presionit të kuksianëve.

Por sot, 2 muaj pas fillimit të pagesës në trarët e firmës private, Rruga e kombit për fat të keq u përgjak. Personat që kanë humbur jetën janë  dy drejtuesit e mjeteve Jak Syla, 63 vjeç dhe  Myftar Kovaçi, 52 vjeç. Gjithashtu një pasagjere femër është nisur me helikopter për në Tiranë. Sipas policisë, shtetasit e plagosur janë me iniciale N.K. F.K dhe L.D.

Si për ironi, aksidenti ndodhi 3 orë edhe pas propagandës së Kryeministrit në facebook ku e ripërsëriti idenë se nëse shqiptarët do të paguajnë taksën e rrugës do të eliminohen aksidentet.

“se këtu ishte e gjithë ajo gryka e shishes që krijoheshin aksidente, që krijoheshin situata emergjence dhe ajo që është më e rëndësishmja është që, paralelisht me përfundimin e investimeve për Rrugën e Kombit, ne të kemi tani të gjithë sistemin e sigurisë të krijuar nga pagesa e rrugës” tha Rama sot, vetëm dy orë para aksidentit tragjik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...